FOTO/ Sporti shqiptar humbet një nga figurat legjendare

Sporti shqiptar në përgjithësi dhe Fieri në veçanti, humb një tjetër figurë të dashur.

Legjenda e basketbollit fierak, Kozma Mone, është ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë sportive.

Kushdo e mban mend ekipin e Apolonisë, i cili ka shënuar rezultatet më të larta gjatë kohës kur drejtohej nga i madhi Mone.

Titujt dhe nderimet për të kanë qenë të shumta dhe të merituara, ku mes të tjerash është vlerësuar dhe si “Qytetar Nderi”.