Marrëdhënie intime në makinën e policisë, harrojnë radion hapur dhe kolegët dëgjojnë gjithçka

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundmi në repartin e Policisë Rrugore të Romës.

Dy oficerë policie, një vajzë dhe një djalë, ishin duke kryer turnin e natës përballë një kampi refugjatë në zonën e “Tor di Quinto-s” teksa gjatë shërbimit kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

Makina, një “Fiat” ishte e fikur, por oficerët kishin harruar të fiknin edhe radion, gjë e cila bëri që kolegët në repart të dëgjonin gjithçka.

Njëri prej tyre njoftoi eprorët duke bërë që tashmë policia të nisë një verifikim për shkelje të etikës në punë