Basha: Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje nga kriza

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi me një mesazh pas një takimi në një biznes në Tiranë.

"Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh.

Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna - për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri.

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë.

Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin," shkruan Basha.