Kryepeshkopi Anastas Janullatos del nga spitali, pas kurimit për Covid-19

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, pritet të dalë të hënën nga spitali Evangelismos i Athinës, disa ditë pasi u kurua për Covid-19.

Gazeta greke Kathimerini shkruan se Janullatos  u shtrua në Evangelismos të Athinës më 11 nëntor, i transportuar me avion ushtarak nga Tirana për në Greqi.

Kryepeshkopi Janullatos, 91 vjeç, do të qëndrojë në izolim në shtëpi,  në përputhje me udhëzimet shëndetësore.