Mick Schumacher më pranë Formula 1, gati për testet e para në Abu Dhabi

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e makinës Haas sezonin e ardhshëm. Lajmi ende nuk është zyrtar, por konfirmimi pritet të vijë brenda pak ditësh.

Sipas mediave italiane, piloti 21-vjeçar do të debutojë me Haas më 15 dhjetor, në testet e para post-kampionatit, që do të zhvillohen në pistën e Abu Dhabi. Në këtë pistë, më 13 dhjetor do të zhvillohet gara e fundit sezonale në Formula 1.

Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari, ndërkohë që Haas përdor motorin e “kokëkuqes”, çka ndikon në këtë zgjedhje. Debutimi me makinën amerikane në Formula 1 do të jetë një test i mirë për pilotin e ri.

Mick, aktualisht kryeson botërorin e Formula 2 me 191 pikë, 22 pikë më shumë se rivali më i afërt, ndërkohë që janë edhe dy gara për t’u zhvilluar.