VIDEO/ Basha: Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka hyrë sot në një biznes të vogël në Tiranë, ku  ka dëgjuar për rënien dramatike të  xhiros për shkak të krizës, mbylljen e dyqanit tjetër dhe shkurtimin e personelit.

Basha ka përgëzuar idenë e biznesmenit për të prodhuar e tregtuar vetëm produkte shqiptare dhe theksoi se në kushtet që po kalon vendi, nuk ka ndihmë më të madhe se sa të nxitej konsumi për produkte shqiptare, sidomos për të tilla si në biznesin ku ai hyri, që ishin prezantuar me cilësi dhe klas.

"Nuk ka vend më të mirë për njerëzit sesa duke siguruar ushqimin bazë sesa duke blerë produktet e Shqipërisë produktet e fermevë shqiptarë. Ky është vizioni ynë, ky është edhe plani ynë për t’ju ndihmuar për të dalë nga kjo gjendje, - tha kreu i opozitës. 

"Mund tju duket pa shpresë , e vështirë për momentin, por nuk ka problem pa zgjidhje. Problem mbetet pa zgjidhje kur ai që ka në dorë zgjidhjen, nuk e jep.

Unë garantoj që ne do të japim gjithçka që të japim këto zgjidhje për sekeotin tuaj, që përmenda, duke filluar me subvencionin për femerët, mbëhstetje për produktet shqiptare, duke mbështetur ju dhe pasionin tuaj.  Ky mund të ishte një butik në çdo vend të Evropës, që do t’i bënte nder…

Nëse mund ta përmbledh me një fjali, vizionin tonë për nesër është një qeveri në krahun e njerëzve që punojnë."

Basha: Keni dy vite që e keni hapur këtë dyqan këtu. Keni dhe ndonjë pikë tjetër shitjeje?

Punonjësja: Kemi pasur edhe një tek Kodra e Diellit, por e kemi mbyllur për shkak të pandemisë, rënies së xhiros, sepse xhiroja ka rënë shumë, njerëzit janë tërhequr shumë. Kemi klientë që vijnë, shohin dhe ikin…pandemia I ka trembur shumë.

Basha: Sa ka rënë xhiroja, afërsisht?

Punonjësja:Xhiroja?!  Afërsisht bëhej 500 … në turn. Ne 500 bëjmë gjithsej, xhiro totale.  Ka rënë shumë sepse kemi shumë produkte dhe ato që shiten më shumë janë produktet e bulmetit, buka dhe lëngjes. Produktet bazë. Kemi shumë produkte në dyqan që pothuajse nuk shiten fare.  

Basha: Është reduktuar gama e gjërave që blejnë.

Punonjësja: Janë reduktuar çmimet, gjithashtu edhe stafi, sepse këtu ka qenë një pikë që ka pasur xhiro shumë të madhe dhe tani kemi reduktuar edhe stafi që ka qënë pesë punonjës dhe menaxherja gjashtë.