Aksidenti te Shkalla e Tujanit/ Rëndohet bilanci, po hetohet edhe...

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur dje tek ‘Shkalla e Tujanit’.

Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.

Kujtojmë se dje humbi jetën edhe Hider Daci, i cili po ashtu pasagjer. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe pasagjeri tjetër, që udhëtonte me këtë makinë.

Polica arrestoi drejtuesin e mjetit, Neki Kaloshi, i cili duke drejtuar një “Land Rover”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Po hetohet firma sipërmarrëse që po kryente punime në rrugë, kompania “Gjoka Construksion”, në lidhje me punimet dhe masat e sigurisë në punë.