Hamilton do të dekorohet nga Mbretëresha Elizabeth

Lewis Hamilton, do të dekorohet nga Mbretëresha Elizabeth.

Kampioni i botës në Formula 1, do të dekorohet me urdhrin e “Knighthood” nga Mbretëresha Elizabeth, në ceremoninë e fundvitit.

35 vjeçari u bë kampion për herën e shtatë në garën e fundit në “Turkish Grand Prix”, ku barazoi rekordin e legjendarit, Michael Schumacher.

Kampioni britanik përfundoi finalen e cila kishte gjatësi 309 km për 1:42.19.313, ndërsa në pozicionin e dytë u rendit Sergio Perez dhe në të tretën Sebastian Vettel.

“Si çdokush, unë jam rritur me adhurimin ndaj Mbretëreshës dhe Familjes Mbretërore. Jam i nderuar që do të paraqitëm para saj, do të jetë një nga ditët e mija më të lumtura”, deklaroi Hamilton.

Britaniku do t’i bashkohet figurave të shquara që janë dekoruar më parë si: Mo Farah, Andy Murray dhe Alastair Cook.