Milani në ‘ankth’, dëmtohet Ibrahimovic

Milani është duke e pritur në ankth ekzaminimet mjekësore për Zlatan Ibrahimovic, i cili ndjen dhimbje në kofshën e majtë pas fitores 3-1 kundër Napolit.

Sulmuesi 39-vjeçar shënoi dy gola kundër Napolit në “San Paolo”, para se të pësonte një tërheqje muskulore.

Lëndimi i “bomberit” suedez është një goditje e rëndë për Milanin, të cilët kanë për të zhvilluar edhe 9 ndeshje deri në festën e Krishtlindjes.

Edhe Rafael Keao është i lënduar dhe mungesa e Ibrës do t’ia vështirësonte punët trajnerit Stefano Pioli. Ibra ka qenë jetësor për Milanin këtë sezon, duke i shënuar 10 gola dhe një asist në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A.