Me diell, por .../ Ja si do të jetë moti ditën e hënë

Me diell dhe temperatura të ulëta.

Kështu do të jetë moti në ditën e hënë, të javës që vjen.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Parashikimi i motit nga SHMU:

Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, e vranësira deri mesatare këto më të përqendruara ditën e martë.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave.

Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.