Vaksina e Pfizerit mund të miratohet javën e ardhshme

Vaksina e Pfizerit mund të marrë aprovimin gjatë javës së ardhshme nga Britania e Madhe.

Këto deklarime janë bërë nga burime qeveritare, ku Reuters shkruan se rregullatorët britanikë janë gati të aprovojnë vaksinën anti-covid të shpikur nga Pfizer Inc dhe BioNTech.

Kjo mund të bëhet edhe para SHBA-së.

Britania ka kërkuar gjatë javës së kaluar rregullatorin e saj mjekësor, MHRA, që të vlerësojë përshtatshmërinë e vaksinës anti-covid.

Britania ka porositur 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë, të mjaftueshme për t’i mbrojtur pesë milionë njerëz.

Këto priten të jenë të disponueshme nëse rregullatorët e aprovojnë atë.