Patushi në Syri TV: Vllaznia ishte më e përgatitur se Tirana

I ftuar në studion e emisionit “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV është ish-mesfushori i Tiranës, Saimir Patushi, i cili foli për fitoren 3-2 të Vllaznisë ndaj bardhebluve, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Vllaznia ishte shumë më e përgatitur se Tirana. Vllaznia ishte më kompakte, Tirana oshte më e hapur në lojë. Pavarësisht këtij 90 minutëshi, Vllaznia është ekipi më i mirë për momentin. S’ka eufori, ata janë të përgatitur për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Nuk ka emra të mëdha te Vllania, por trajneri është ai që ka bërë një grup të mirë. Janë me këmbë në tokë dhe çdo javë kanë ardhur duke u rritur”, tha Patushi në “Fair Play”.