Prishtina në karantinë/ Shpend Ahmeti ankohet për Tiranën

Këtë fundjavë qytetet më të mëdha në Kosovë janë futur në karantinë për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve.

Mes qyteteve më të goditura është Prishtina.

Por kryebashkiakut Shpend Ahmeti i ka tërhequr vëmendjen pamja e Tiranës këtë të diel.

Në një postim në Facebook, ai thotë se të gjitha masat e marra në Kosovë duken pa efekt nëse shkon për fundjavë në Tiranë.

‘E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Prishtinë. Foto nga Tirana sot’ – shkruan Ahmeti.