E tmerrshme në kryeqytet/ Njerku tenton t’i pres fytin djalit të gruas

Një krim i rëndë është denoncuar sot në Stacionin Policor Jugu, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kalaja e Prizrenit’ në kryeqytet.

Ndërsa burime mësojnë se një grua me inicialet L. T., ka denoncuar se sot rreth orës 14:00, derisa ishte në banesën e saj, së bashku me djalin 3 vjeçar dhe bashkëshortin e saj, të dytë, D. Q., 50 vjeçar, ky i fundit ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi fëmijën.

Ajo ka deklaruar se burri i saj 50 vjeçar, D. Q., e kishte marrë një tenxhere me ujë të nxehtë mbi sobë dhe kishte dashur që t’ia hidhte djalit të vogël, ndërsa ajo kishte arritur t’ia largojë kusinë nga duart.

Më pas ai kishte kapur thikën e kuzhinës me të cilën kishte dashur t’ia priste fytin djalit të vogël. Ku viktima sërish arrin t’ia merr thikën, i dyshuari i kishte marrë 350 euro nga çanta, para të kesh dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin, njësiti i hetuesisë ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe i njëjti ka udhëzuar që të nisë hetimi për dhunë në familje nga neni 248 dhe të bëhet përpjekje që të sigurohet personi i dyshuar, (i cili dyshohet të jetë shtetas i Shqipërisë) dhe pastaj të njoftohet sërish për veprime të mëtejshme hetimore.