VIDEO/ Milani fiton pjesën e parë me Napolin me golin spektakolar të Ibrahimovic

Ka përfunduar pjesa e parë e supersfidës së javës së tetë të Serie A mes Napolin dhe Milanit.

Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh 1-0 fraksionin e parë, me golin spektakolar të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 20-të.

Sulmuesi shtatlartë goditi me kokë topin e kromuar nga Hernandez, duke e dërguar në rrjetë, për të vulosur rezultatin e 45 minutave të para.