FOTO/ Nuk pranoi të martohej me të, i riu djeg për së gjalli 20-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Indi, pasi një i ri ka djegur për së gjalli një vajzë 20-vjeçare.

Gulnaz Katuan ishte djegur për së gjalli në 30 tetor dhe ishte dërguar me urgjencë në spital në Patna, me mbi 75 për qind të lëkurës së djegur në trup, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Familjarët bëjnë të ditur se arsyeja e sulmit ishte, pasi ajo refuzoi të martohej me të riun, Satish Raia.

Ekziston edhe një video ku 20-vjeçarja ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.