Tragjike/ 50-vjeçari vdes pas sulmit të peshkaqenit

Një burrë 50-vjeçar është vrarë nga një peshkaqen pranë një plazhi të njohur në Australinë Perëndimore.

Policia konfirmoi fatin tragjik të burrit.

Bëhet e ditur se sulmet e peshkaqenëve janë të rralla afër Cable Beach, pranë qytetit të Broome.

Mediet raportojnë se plazhi është mbyllur dhe njerëzit janë të detyruar të shmangin ujërat lokale.