Greqia rekord viktimash nga Covid-19, ja sa persona ndërruan jetë

Greqia regjistron sërish rekord të zi të viktimave.

Në 24 orët e fundit 103 persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 1630.

Vlen të përmendet se gati 1000 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë karantinës së dytë në të cilën ndodhet vendi. Gjithashtu numri i të intubuarve përsëri është rritur duke shkuar në 540.

Sa i përket rasteve gjatë ditës së dielë janë konstatuar vetëm 1498 te prekur, numër relativisht i ulët në krahasim me javën e fundit. Ne total Greqia numëron mbi 91600 raste me covid-19.

Nderkohe cdo ore e me teper rriten veshtiresite ne spitalet e medha te Selanikut te cilat punojne me kapacitete mbi limitet e tyre per shkak te numrit te madh te pacienteve dhe te intubuarve.