VIDEO/ Dopietë dhe dy asiste, Manaj shkëlqen në Turqi

Aventura e sulmuesit kosovar, Arb Manaj, në Turqi te skuadra e Keciorengucu, po shkon më së miri.

26 vjeçari ishte protagonist në fitoren e thellë të skuadrë së tij (6-0) ndaj Akhisarsporit, në ligën e parë turke.

Manaj arriti të realizonte dy gola në këtë takim, në minutat 18’ dhe 33’.

Gjithashtu ai ka dhënë edhe dy asiste në golat e tjerë, fillimisht për Ekinxhi në minutën e 47’ dhe për Jëllmaz në minutën e 54’.