5 mënyra se si rrobat tuaja mund të ndikojnë në imazhin dhe suksesin tuaj

Një studim tregoi se është e mundur të mësosh shumë për personalitetin, statusin, moshën dhe të ardhurat e dikujt vetëm duke parë këpucët e tij.

Në këtë kontekst, fraza, "gjithmonë vishu për sukses" merr një kuptim praktik.

Më poshte keni disa mënyra se si rrobat tona mund të ndikojnë në produktivitetin tonë.

1. Rrobat jo të zakonshme ju bëjnë të dukeni më kompetent.

Njerëzit që veshin rroba që mund të konsiderohen të papërshtatshme, në të vërtetë mund të kenë një imazh më të mirë dhe mund të shihen si specialistë në linjën e tyre të punës.

2. Stile të caktuara rritin mendimin tuaj krijues.

Veshja zyrtare, siç zbuloi një studim, rrit mendimin tonë abstrakt. 

Kjo shpjegohet me faktin se rrobat profesionale krijojnë distancim të caktuar shoqëror. 

Dhe kur njerëzit janë më të largët, ata priren të gjejnë zgjidhje më krijuese.

3. Stili juaj individual ndihmon për të prezantuar veten siç duhet.

Ju nuk duhet të përpiqeni të përshtateni në një imazh stereotip të asaj që duhet të duken rrobat tuaja në sytë e punëdhënësve tuaj. 

Në vend të kësaj, ju duhet të visheni në një mënyrë, që mendoni se do të paraqiteni në dritën më të mirë të mundshme. 

Sepse, siç thonë specialistët, personaliteti ka rëndësi për punëdhënësit më shumë sesa mendoni.

4. Veshja e përshtatshme ju bën të ndiheni më të vëmendshëm.

Veshja e 'veshjeve tematik'e mund të ketë një efekt pozitiv në rrethin tonë. 

Në eksperiment, njerëzit që kishin veshur një unifromë bënin më pak gabime ndërsa bënin detyra që kërkonin vëmendje, dhe studiuesit e shpjegojnë këtë si me kuptimin simbolik ashtu edhe me përvojën fizike të veshjes së rrobave të tilla.

5. Rrobat tuaja mund të thonë diçka për qëllimet tuaja.

Truri ynë në thelb bën gjykime në milisekonda, dhe ne krijojmë përshtypje për gjëra të ndryshme.

Pra, ndërsa rrobat tona përbëjnë pjesën më të madhe të prezantimit tonë vizual, ne duhet t'i zgjedhim me kujdes për të treguar se cilat synime duam të arrijmë.

 

Burimi: Bright Side