Pamje të rënda, shqiptari i ekzekutuar në Ekuador i mbuluar në gjak në skenën e krimit

Janë zbardhur detaje të reja nga eleminimi mafioz i shqiptarit Adriatik Tresa në Ekuador.

Tresa, i njohur në fushën e narkotikëve në shtetin amerikano-latin,  u vra mëngjesin e djeshëm në banesën ku jetonte.

Ai u eleminua nga disa njerëz të armatosur të veshur si policë.

Siç duket edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të rezidencës ku jetonte Tresa, grupi i organizuar i autorëve hynë brenda të maskuar si policë për të vrarë 45-vjeçarin shqiptar.