Koronavirusi i merr jetën Dj të famshëm në moshën 39-vjeçare

Një DJ i njohur në Greqi ka humbur jetën në moshën 39-vjeçare, pasi ishte prekur nga Covid-19.

Dj Dimitris Bello ka ndërruar jetë në spitalin ‘Gennimata’, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Mediat greke bëjnë me dije se 39-vjeçari, babai i dy vajzave nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese dhe se në fillim kur kishte rezultuar pozitiv me Covid kishte simptoma të lehta, por më pas gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar./K.H/Syri.net./