Gruaja e goditi me sqepar, ndërron jetë në spital 61 vjeçari

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh në koma, Llesh Deda, burri që disa ditë më parë u qëllua me sqepar nga gruaja e tij.

61-vjeçari u godit me mjet të mprehtë (sqepar) nga bashkëshortja e tij , Drane Deda.

58-vjeçarja e goditi bashkëshortin pas një sherri të ndodhur në familje.

Sipas dëshmive, në efektin e alkoolit burri ka debatuar me bashkëshorten, debat që ka degraduar në dhunë.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Sanxhak në afërsi të Kurbinit.

Çifti kishte 10 fëmijë, ndërsa aktualisht mësohet se gruaja është në komisariatin e  policisë në Kurbin.