Manastirliu hesht për manipulimin e numrit të viktimave të Covid, ‘zgjohet’ për një inskenim

Ministrja e Shëndetësisë, njeriu i parë që duhet të mbajë përgjegjësi për manipulimin e shifrave të të vdekurve nga koronavirusi Covid-19, ka dy ditë që hesht në lidhje me këtë skandal.

Por është dashur fabrikimi i një lajmi, se gjoja një njeri i dehur ka sulmuar me gurë një qendër shëndetësore në zonën e elektorale të Taulantit që të zgjojë nga gjumi ministren Ogerta Manastirliu.

Në vend që dje të dilte dhe të mbante përgjegjësi për skandalin e madh, ajo heshti dhe nxorri zëvendësin e saj, një njeri që nuk ka bërë gjë në jetë, vetëm sa shan opozitën me shkrime në mediat e Ramës.

Por çfarë ka ndodhur sot.

Çuditësisht ndodhi ajo që paralajmëroi zëvendësi i Manastirliut, gjoja dhunë ndaj bluzave të bardha. Dhe këtë dhunë sot e zbuloi Taulant Balla.

Ky shkoi në Fushë Mbret të Elbasanit dhe gjeti ca xhama të krisur në një qendër shëndetësore. Dhe aty më pas erdhi policia, e cila deklaroi se një i dehur kishte qëlluar me gurë.

E kjo ngjarje zgjoi sot Manastirliun e cila dënoi me ‘forcë’ këtë ngjarje që duket qartazi një inskenim thjeshtë për të hequr vëmendjen nga skandali i vërtetë dhe për ti dhënë edhe Edi Ramës sonte një arsye më shumë të shajë opozitën.