Skënderbeu mposht Bylisin, Kastrioti e Apolonia ndahen në paqe

Kanë përfunduar dy ndeshje e para të ditës së sotme në  Kategorinë Superiore.

Skënderbeu ia doli të fitojë 0-2 ndaj Bylisit në transfertë.  Fillimisht ishte Belajdi Pusi ai cili shënoi një gol spektakolar për korçarët në minutën e 70-të, teksa Tereziu vulosi fitoren në minutën e 85-të. Me këtë fitore Skënderbeu u ngjitën në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Bylisi mbetet në kuotën e 2 pikëve.

Në ndeshjen tjetër midis Kastriotit dhe Apolonisë nuk pati fitues. Skuadrat u ndan në barazim 1-1 në ndeshjen e  vlefshme për javë e tretë në kampionatin shqiptar.

Ishin fierakët ata të cilët kaluan në avantazh të parët në minutën e 70-të , me anë të Redon Mihanës. Mirëpo 6 minuta më vonë, Sabino Plaku do të vendoste baraspeshën e sfidës.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, me Apoloninë që merr pikën e dytë radhazi, ndërsa Kastrioti ngec, pas një starti shumë të mirë në dy javët e para të kampionatit.