VIDEO/ Dështim spektakolar, Porsche i fundit shkakton ‘katastrofën’ në momentin final të parkimit

Shoferi i një Porsche, ka përjetuar një dështim spektakolar që i ka kushtuar shumë shtrenjtë, teksa po parkonte makinë luksoze.

Aksidentalisht, shoferi shkeli gazin në momentin që donte të ndalonte dhe si pasojë goditi me shpejtësi një makinë SUV të parkuar, kaloi sipër një muri dhe u ndalua sipër në një makinë tjetër që ndodhej poshtë rrugës.

Pamjet e rregjistruara u kapën nga kamerat e shtëpisë së komshiut.

Në video duket një Porsche, i cili ishte duke u ngjitur ngadalë në një rrugë të pjerrët.

Në një moment, Porsche ndalet sipër kodrës, por papritur ecën me shpejtësi në të djathtë.

Për më tepër ndiqni videon e Dailymail.