Deputeti i rilindjes infektohet me Covid, mesazh për njeriun e zemrës nga përtej xhamit

Duke publikuar një foto me njeriun e zemër që takohen përmes xhamit, deputeti i rilindjes Ervin Bushati njofton se është infektuar nga koronavirusi.  

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Ai thotë se është në ditën e katërt të simptomave, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.