Rekord viktimash nga Covid/ Turqia regjistron 141 viktima dhe mbi 5100 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia ka regjistruar një numë rekord viktimash nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve të Shëndetit, kanë humbur jetën 141 persona si pasojë e Covid-19.

Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 5,103 raste të reja me koronavirus ndërsa totali i viktimave shkoi në 12,084.

Që nga korriku, Ankaraja ka raportuar vetëm rastet simptomatike me virusin, një lëvizjes që, sipas kritikëve, fsheh shkallën e vërtetë të epidemisë në vend.

Të enjte, presidenti Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngimin e mëtejshëm të masave anti-Covid, përfshirë këtu edhe vendosjen e shtetrrethimit, i cili hyn në fuqi sot në orën 20:00, dhe do të funksionojë vetëm  gjatë fundjavës, deri në orën 10:00 të ditës pasardhëse.

Kufizimi do të marrë fund të hënën në orën 05:00 për të mundësuar rifillimin e aktiviteteve të punës.

Po ashtu, sipas masave të reja, grupmoshat e cënuara, pra persona mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç do të jenë të detyruar që të rrinë brenda në raste se nuk janë të punësuar.