Shifra alarmante/ Greqia konfirmoi 2,581 raste të reja dhe 72 viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Greqi po përballet me shifra alarmante të përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet shëndetëdsore kanë regjistruar 2,581 raste të reja me koronavirus, ku 38 prej tyre janë konfirmuar në portet e vendit.

Gjithashtu kemi rritje të numrit të viktimave, duke shënuar 72 fatalitete nga Covid-19.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 87, 812 , nga të cilat 53.5% janë burra.