Milani i ofron 6 milionë euro në sezon, menaxheri i Donnarummës kërkon më shumë

Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin Giggio Donnarumma, dhe në këtë aspekt Gazidis dhe Maldini po punojnë fort.

Milani dëshiron të nënshkruajë për tre ose katër vite me Donnarummën, ndërkohë që i ofron 6 milion euro në sezon.

Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshje.

Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi Champions League.

Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë dhe do të mësohet më tepër, por gjasat janë që Donnarumma të rinovojë.