Studimi/ Izoloni në javën e parë personat me Covid 19, kjo është koha që ata infektojnë njerëzit në masë të madhe

Njerëzit që infektohen me koronavirus janë të aftë ta shpërndajnë virusin në nivele të larta te personat e tjerë brenda 5 deri 9 ditëve nga moment I infektimit.

Një hulumtim I bërë nga shkencëtarët britanik zbuluan se  pacientët kishin nivelet më të larta të virusit në fillim të sëmundjes së tyre dhe virusi "i gjallë", i aftë për t'u kopjuar, u gjet deri në nëntë ditë pasi filluan simptomat.

Disa raporte kanë treguar që njerëzit janë më infektivë para se të kenë simptoma dhe në javën e parë të virusit.

Shkencëtaret pasi ekzaminuan rreth 79 studime konstatuan se sasia e grimcave virale të ARN-së (fragmente të materialit gjenetik nga virusi) në mostrat e fytit të njerëzve arritën kulmin brenda 5 ditëve të infektimit.

Ndërkohë, fragmente joaktive të ARN-së virale u gjetën akoma në mostrat e hundës dhe fytit mesatarisht deri në 17 ditë pas fillimit të simptomave.

Shkencëtarët pas këtyre fragmenteve të gjetura njoftuan se pas ditës së 9 të personat e infektuar nuk mundet të infektojnë në masë të gjerë njerëzit.

Dr Muge Cevik, nga Universiteti i St Andrews, i tha BBC se gjetjet treguan se njerëzit ishin të aftë të infektonin personat e tjerë në fazën e parë të infektimit pra brenda 5-9 ditësh.

Ata sugjerojnë që zyrtarët shëndetësor duhet që të izolojnë personat Brenda një afat kohor 10 ditë nga fillimi I simptomave sepse ky është piku që njerëzit janë infektues në nivele të larta.