Studimi i ri/ Ja cila është java më e rrezikshme e infeksionit

Një person i infektuar me SARS-CoV-2 ka shumë të ngjarë ta transmetojë virusin në ditën e pestë pas fillimit të simptomave, sipas një studimi të ri shkencor britanik, i cili konfiromon se një person është më infektues në fazat e hershme të infeksionit me COVID-19, kur zakonisht ka ngarkesë më të lartë virale.

Kjo është arsyeja pse sipas shkenctarëve , izolimi në kohë i tyre është thelbësor.

Studimet i mërparshëm ka arritur në përfundimin se njerëzit janë më infektues një ose dy ditë para shfaqjes së simptomave.

Ndërsa sipas studimit të ri java e parë e infeksionit është më e rrezikshmja për transmetim.

Virusi sipas studimit të ri, duket i ‘gjallë’ dhe i aftë të riprodhohet dhe transmetohet deri në rreth nëntë ditë pas fillimit të simptomave.

Saktësisht se sa ngjtësh është varet nga shumë faktorë siç është ngarkesa individuale virale.  

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Mage Cevik i Universitetit të St Andreës në Skoci, botuar në revistën mjekësore Lancet Microbe, sipas BBC, vlerësuan (rishikim sistematik dhe meta-analizë) 79 studime ndërkombëtare të sëmundjes Covid-19, i cili përfshiu një total prej 5,340 pacientë në spitale.

Pas marrjes së mostrave nga pacientët, u zbulua se ishte e mundur të izolohej dhe riprodhohej koronavirusi deri në nëntë ditë pas fillimit të infeksionit. 

Seksionet joaktive të ARN të koronavirusit u gjetën në mostra nga fyt dhe hundë të pacientëve mesatarisht deri në 17 ditë pas shfaqjes së simptomave. 

Periudha më e gjatë e zbulimit të virusit në traktin e sipërm respirator ishte 83 ditë, në traktin e poshtëm të frymëmarrjes 59 ditë, në gjak 60 ditë dhe në feçe 126 ditë. 

Studiuesit vlerësojnë se, përkundër kësaj pranie, sepse asnjë koronavirus i vlefshëm dhe i riprodhueshëm nuk u zbulua përtej ditës së nëntë të simptomave të para, nuk ka gjasa që shumica e pacientëve të jenë ngjitës pas rreth nëntë ditësh të infektimit.

“Njerëzit duhet të izolohen sa më shpejt që të jetë e mundur pas simptomave të para, pa marrë parasysh sa të lehta. Në kohën që ata marrin rezultatin e një testi që kanë bërë, ata mund të kenë kaluar fazën e tyre më ngjitëse," tha Dr. Cevik.

Studimi nuk ka parë bartësit asimptomatik të koronavirusit, por, siç kanë treguar studime të tjera, këta njerëz mund të transmetojnë virusin.