FOTOLAJM/ Avokatit të Trump i ‘del boja’, pamjet bëhen virale

Rudy Giuliani, avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, mbajti dje një konferencë për shtyp në Uashington.

Megjithatë, ai u bë kryelajm në mediat ndërkombëtare për arsyet e gabuara. Ai u djersit kaq shumë përpara gazetarëve, sa nisi t’i rridhte edhe boja e flokëve.

Interneti e pikasi dhe pamjet u bënë virale. Për më tepër, në audio dëgjohet një person teksa thotë: Po i bie boja e flokëve në fytyrë.

Giuliani përsëriti sërish pretendimet se zgjedhjet janë të manipuluara dhe se Donald Trump është fitues.