‘Je Skëndërbe’/ Spiropali tregon në ‘Çim Peka LIVE’ deklaratën për Ramën

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka tentuar të shpjegojë se pse i ka thënë Edi Ramës si ‘Skëndërbe’.

E ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, Spiropali është shprehur se të gjithë do ti japin të drejtë një ditë për atë që ka thënë për Ramën.

‘E keni bërë Skëndërbe.

Sa më shumë e sulmoni, i bini ju, aq më shumë vota merr Edi Rama. Do ta kuptoni ju, duke kaluar edhe nja 5 mandate të reja dhe këtu do të jemi.

Do të kemi një Shqipëri europiane, një shtet europian dhe atëherë do të thoni se paska pasur të drejtë Elisa Spiropali’, tha Elisa Spiropali në ‘Çim Peka LIVE’.