Real Madrid vendos për të ardhmen e Isco-s

I transferuar në verën e vitit 2013 te Real nga skuadra e Malagas, Isco me shumë mundësi po luan sezonin e fundit në Madrid.

Mesfushori konsiderohej si një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit spanjoll, por ai nuk arriti asnjëherë të shfaqte më të mirën e tij te Real Madrid.

Kjo gjë i ka çuar drejtuesit e skuadrës madrilene të marrin një vendim radikal, me pëlqimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Një vit e gjysmë nga fundi i kontratës Isco është futur në listën e lojtarëve që do të largohen, sipas El Confidencial . Zgjedhja e “Los Blancos” është e qartë: Reali do të përpiqet të gjejë një blerës këtë dimër ose verën e ardhshme, në mënyrë që të shmangë një largim falas në vitin 2022.

Isco nuk po luan më te Real dhe largimi është zgjedhja e vetme për të nëse kërkon që të luaj.

Sipas medieve në Spanjë dhe në Angli, Isco pritet të firmos me skuadrën e Everton në Premier League. Mbetet për t’u parë...