Operacioni i madh në Florida: Mbi 170 të arrestuar në rrjetin e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Tallahassee, Fla. - Një hetim dy-vjeçar nga Departamenti i Policisë Tallahassee mbi shfrytëzimin e tmerrshëm seksual të një vajze adoleshente, shënoi një sasi marramendëse arrestimesh, me më shumë se 170 persona të akuzuar gjatë muajve të fundit.

Të martën, shefi i policisë Tallahassee Laërence Revell dhe zyrtarë shtetërorë dhe federalë njoftuan rezultatet e Operacionit Pafajësia e Vjedhur, një hetim tejet i fshehtë në shitjen seksuale të vajzës, e cila ishte 13 dhe 14 vjeçe kur ndodhën shkeljeta.

Hetimi, të cilin zyrtarët e policisë mohuan se kishin dijeni për muaj me radhë, ishte me shumë mundësi më i madhi i këtij lloji në historinë e Tallahassee, tha Revell.

Më shumë se 100 njerëz u akuzuan për mizori, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, vrundujt e epshit të fëlliqur ndaj një fëmije nën 16 vjeçe dhe prodhimin e pornografisë së fëmijëve.

72 të tjerë u akuzuan për kundërvajtje, përfshirë edhe kërkimin e prostitucionit.

Hetimi përfshiu edhe tri zyrtarë. Disa nga të pandehurit janë gra, të akuzuara për ndihmë në rregullimin e "shfaqjeve" të paguara për këtë vajzë, në këmbim të parave në dorë.

"Unë e di që është e vështirë të besosh se diçka e tillë ndodh këtu në komunitetin tonë," tha Lorena Vollrath-Bueno, shefe e krimeve për Avokaturën e Shtetit. "Por po."

Hetimi filloi në fund të vitit 2018 pasi hetuesit panë vajzën në një listë në internet për seks me pagesë.

Njësia e Viktimave Speciale të policisë Tallahassee u nis për të shpëtuar fëmijën, e cila bashkëpunoi në përpjekjet për të ngritur akuza kundër njerëzve që e shfrytëzuan atë. Revell vlerësoi punën e policisë.

"Arrestimet në këtë operacion janë kulmi i punës së zellshme nga hetuesit tanë të përkushtuar, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të sjellë drejtësi për viktimat në këtë rast," tha ai. "Nuk mund të them sa duhet për punën që keni bërë të gjithë dhe sa jam krenar për secilin prej jush."

Ekzistenca e viktimës ishte 'e tmerrshme'

Policia amerikane nuk do të japë detaje që mund të identifikojnë viktimën - përfshirë faktin nëse nëna e saj ishte e përfshirë apo akuzuar në rrjetin e trafikimit seksual.

Një numër i të pandehurve u thanë hetuesve gjatë intervistave të betuara se nëna e vajzës nuk do të lejonte askënd të bënte seks me të nëse nuk i jepnin para ose drogë, sipas raporteve të policisë. Të tjerët treguan takime që ndodhën brenda një apartamenti të ndyrë dhe hotele e  motelesh nëpër qytet.

Takimet u organizuan me mesazhe me tekst, në Facebook dhe media të tjera sociale dhe aplikacione, duke lënë shumë gjurmë elektronike e prova që u deshën hetuesve muaj për t'u zbardhur.

Elizabeth Bascom, një nga hetueset kryesorë të policisë, e quajti shfrytëzimin e vajzës "të tmerrshme". Ajo tha se abuzimi ndoshta filloi edhe para moshës 13 vjeçe.

Revell tha se vajza është "në rrugën e rimëkëmbjes dhe po bëhej mirë duke pasur parasysh situatën". Bascom tha se vajza ka në plan të dëshmojë në gjykatë, megjithëse është e paqartë në këtë pikë sa prej çështjeve do të shkojnë në gjyq.

"Ajo ka gjëra për të thënë", tha Bascom. “Ajo ishte në gjendje të thoshte se kjo ka ndikuar seriozisht në jetën e saj dhe ndonjëherë është shumë e vështirë. Por ajo po punon për ta rikthyer jetën e saj. ”

“Çdo fëmijë mund të jetë në rrezik”

Vollrath-Bueno, një prokurore veterane e krimeve seksuale të fëmijëve, tha se trafikimi i qenieve njerëzore është një industri globale me 150 miliardë dollarë në vit, me gati dy të tretat e fitimit që vjen nga shfrytëzimi seksual tregtar.

Ajo tha se vlerësimet sugjerojnë se 50,000 njerëz trafikohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

"Shifrat e sakta ... janë të vështira për t'u përcaktuar sepse trafikimi i qenieve njerëzore, si shumë krime, vepron në errësirë," tha ajo. "Eshtë shumë pak e raportuar."

Vollrath-Bueno tha se viktimat mund të jenë të rritur ose fëmijë, meshkuj ose femra dhe të shfrytëzuar për seks ose punë. Në SHBA, tha ajo, mosha mesatare që një fëmijë hyn në tregtinë e seksit është 12 deri në 14 vjeç.

"Fëmijët pa vëmendje në komunitet, me jetë të paqëndrueshme në shtëpi, me çështje të shëndetit mendor, çështje të drogës, ikje të shpeshtë, janë më të rrezikuarit," tha ajo. "Unë them" shumica "sepse çdo fëmijë mund të jetë në rrezik."

Hetuesit u kërkuan viktimave dhe njerëzve që janë në dijeni të viktimave të flasin hapur.