Sondazhi/ 83 % e shqiptarëve mendojnë se akuzat e Ramës ndaj Bashës bëhen për të hequr vëmendjen nga hallet

Ditët e fundit, një temë delikate në lidhje luftën e Kosovës në vitet 1998-1999 ka marrë vëmendjen e mediave në mbarë vendin.

Qeveria po akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka fshehur kasetën e Bellanicës, e cila tregon krimet e serbëve në Krushë.

Madje akuzat shkojnë edhe më tej, duke aluduar se Basha ka shërbyer si agjent për të zbuluar krimet e UÇK-së.

Dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe, Melaim Bellanica, ka deklaruar se filmimet origjinale të masakrës ia ka dhënë Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit nuk ia ka kthyer.

Ndërkohë, shumë qytetarë shprehen se kjo ëshë loja e radhës, që politika shqiptare po kurdis me qëllim për të larguar vëmendjen nga hallet dhe problemet reale të shqiptarëve.

Në lidhje me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja që u shtrua ishte kjo:

A mendoni se gjithë kjo zhurmë mediatike për kasetën po bëhet për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta të Shqipërisë?

Nga rezultati i votimit, vihet re se 83% e qytetarëve mendojnë që e gjithë kjo zhurmë po bëhet me qëllim që të largohet vëmendja nga hallet e përditshme të shqiptarëve; ndërsa vetëm një pakicë qytetarësh prej 17%, shprehen për të kundërtën.