Trajneri i Bjellorusisë: Humbje e pamerituar me Shqipërinë, e vështirë të flas

Trajneri i Bjellorusisë, Mikail Markel, e cilëson të pamerituar humbjen ndaj Shqipërisë në ndeshjen e djeshme.

Bjellorusët u mposhtën me rezultatin 3-2, duke humbur vendin e parë në grup, si dhe mundësinë për t’u ngjitur në Ligën B, diçka që e bënë kuqezinjtë.

Markel theksoi se të tijtë e kanë të vështirë të reagojnë, nëse nuk e pësojnë fillimisht.

Fatkeqësisht ne dështuam që të arrijmë objektivin tonë, por jeta do të vazhdojë. Ne luajtëm një gjysmë pjese shumë të mirë. Në fillim pësuam dy gola dhe pas kësaj ekipi filloi që të luante ashtu siç i thashë përpara ndeshjes. Kjo po ndodh me ne, deri në momentin që nuk ndëshkohemi, ne nuk luajmë në mënyrën që duhet. Ky është problemi më i madh. E vështirë që të flas pas kësaj humbje me Shqipërinë dhe mendoj se ishte e pamerituar. Djemtë luftuan dhe nderuan vendin e tyre. Ndoshta për momentin kjo është gjëja të më e rëndësishme”, u shpreh Markel.