4 fëmijë të shtruar me Covid te Pediatria

Pavarësisht se fëmijët janë grupmosha më pak e rrezikuar nga Covid 19, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije, se një prej fëmijëve, 16-muajshe është e shtruar në repartin e reanimacionit, në gjendje më të rëndë për jetën.

Nuk dihet nëse fëmija i përket një zinxhiri të infektimit familjar, dhe nëse ka pasur komplikacione të tjera me shëndetin.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 29.837, ndërkohë që kanë humbur jetën 646 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.