Modelja tregon arsyen pse i'u nënshtrua zvogëlimit të gjoksit në moshën 16-vjeçare

Modelja e njohur, Amelia Grey Hamlin ka treguar së fundmi, pse u detyrua të bënte një operacion për zvogëlimin e gjoksit në moshën 16 vjeç.

Modelja tani 19 vjeç, ndau përvojën në një episod të rishfaqur së fundmi të “Skinny Confidential Him”, duke shpjeguar se ajo kishte nevojë për një zvogëlim të gjirit pas një infeksioni në gjirin e saj të majtë që i shkaktoi fryerje dhe ënjtje, pasi kishte bërë një pirsing.

Amelia tha se infeksioni filloi kur ajo ishte në “Coachella”, me prezencën e trupit të huaj dhe infeksioni shkoi në gjoksin e saj.

"Ishte gjëja më e keqe që kam kaluar ndonjëherë", tha Amelia, duke shpjeguar se përfundoi duke shkuar në dhomën e urgjencës dhe më vonë u takua me një specialist të sëmundjes. Ajo u detyrua të bënte operacion për zvogëlimin e gjoksit.

"Unë mendoj se nëna ime do të më vrasë," tha ajo për të ëmën e saj, aktoren e njohur Lisa Rinna.

Kujtojmë se Amelia është në lidhje me Scott Disick, dhe 2 ditë më parë u panë bashkë në Malibu./K.H/Syri.net/