Kur Basha i kërkonte “Ver llapës” që të zëvendësonte Edi Ramën në parlament!

“Ver llapa”, personazhi aq i dashur i rrugëve të Tiranës, i cili u nda nga jeta natën e mbrëmshme duke mos i mbijetuar infektimit nga Covid-19, ka qenë protagonist edhe gjatë një takimi të kreut të PD-së Lulzim Basha me qytetarët në rrugë.

Rreth një vit më parë në 7 shkurt 2019 ndërkohë që  Basha po zhvillonte takime me banorët në e zonën e rrugës “Myslym Shyri”, ai është përballur me një nga personazhet bohemë më të dashur në kryeqytet, të ashtuquajturin “Ver Llapa”.

“Veri! Si je Veri? Më mirë ti se Edi në parlament…”, iu drejtua Basha duke shkaktuar të qeshura dhe aprovim nga dhjetëra qytetarë.

Kujtojmë që Edi Rama ka tentuar që të imitojnë “Ver llapën”, por në mënyrën më të shëmtuar. Gjatë një seance në parlament pak kohë para se opozita të largohej, kryeministri duke dashur që të përqeshë deputetin Edi Paloka është futur në rolin e “Ver llapës”, duke nxjerrë gjuhën jashtë, por as që i është afruar personazhit argëtues dhe të dashur për qytetarët e kryeqytetit.