Jennifer Lopez i gëzohet karantinës

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez po i gëzohet karantinës pasi ka gjetur kohë për të qëndruar më shumë me vajzat e saja binjake Max dhe Emme.

'Më pëlqen të kaloj kohë shumë kohë brenda dhe të shijoj darkën me fëmijët e mi çdo ditë, gjë e cila në ditët normale nuk ndodhte për shkak të angazhimeve’ është shprehur ajo për revistën WSJ.

Më tej ajo shton për revistën se ka mësuar shumë gjëra nga fëmijët e saj dhe ka zhvilluar më shumë marrëdhënien e saj me ta.

‘Ne mendojnë se po bëjmë gjithçka mirë, nxitojmë të shkojmë në punë, nxitojmë ti dërgojmë fëmijët në shkollë. Jemi si makineri’ është shprehur ylli latin.

Ajo gjithashtu shpjegoi se gjithmonë sigurohej që fëmijët e saj të kishin kujdesin më të mirë të mundshëm por nuk ishte gjithmonë aty kur ata kishin nevojë për të.

‘Ne u sigurojmë atyre gjithçka, por në të njejtën kohë ata kanë nevojë për ne. Ata kanë nevojë për ne në mënyra të ndryshme. Ne duhet të ngadalësojmë ritmin dhe duhet të rrimë sa më shumë njeri me tjetrin. Dhe e dini unë nuk dua të humbas më gjëra nga jeta e tyre. Dhe e kuptoj sa gjëra kam humbur’’.

Këngëtarja e famshme gjithashtu përmendi se sa e rëndësishme është që familja të jetë e bashkuar por edhe sa i lejon fëmijët e saj të përdorin pajisje elektronike:

 "Unë duhet t'i marr këto pajisje elektronike për pjesën tjetër të ditës. I kam lënë t'i përdorin ato në mëngjes  dhe gjatë fundjavave".