Meg Ryan nga ‘karamelja amerikane’ në shembullin e dështimit të ndërhyrjeve estetike

Aktorja Margaret Mary Emily Anne Hyra, ose e njohur ndryshe si Meg Ryan, numëron sot 59 vite jetë.

“When Harry Met Sally”, “Top Gun”, “Romance in Seattle” e “When a Man Loves a Woman”, ishin vetëm disa nga filmat me të cilat u bë e njohur aktorja.

E bukur, natyrale dhe mjaft tërheqëse, aktorja mori pseudonimin ‘karamelja amerikane ’,  por dëshira për operacione plastike e bëri ta humbte këtë pseudonim. Ajo është një nga shembujt kur ndërhyrjet estetike kanë dështuar dhe një shembull se si shkatërrohet bukuria natyrore me korrigjime estetike dhe plastike.

Aktualisht, aktorja numëron disa operacione plasitke, të cilat me sa duket kanë shkuar keq, pasi aktorja në pak kohë u kthye në shembullin se  si shkatërrohet bukuria natyrore nga ndërhyrjet e shumta dhe joprofesionale të estetikës.