Ofendoi qenin e tij, dënohet nga Gjykata

U shpall fajtor nga një gjykatë në Britani të Madhe, 23-vjeçari, Joshua Ponsford pasi vihej re se në një video ai fyente verbalisht qenin e tij, Rottweiler Lulu.

Me një ndalim pesë-vjeçar të pronësisë së kafshëve, i cili nuk mund të apelohet për tre vjet, Ponsfordit iu dha gjashtë javë arrest shtëpiak nga gjykata.

Ai gjithashtu duhet të plotësojë një kërkesë 20-ditore për aktivitete rehabilituese dhe duhet të paguajë 200 funte plus një shtesë prej 90 funte për viktimën, transmeton oranews.

Në video, 23-vjeçari dëgjohej duke i bërtitur kafshës së tij: ‘Hyr në shtratin tënd… tani dhe qëndro aty. Jam lodhur nga lodrat e tuaja!’

Një regjistrim tjetër dëgjohet se Joshua abuzon me Rottëeiler-in e tij duke i thënë: ‘Do të shkoj përsëri në dyqan dhe do t’i blej vetes diçka për të ngrënë. Mos mendo as për vjedhje ‘, dhe më pas qeni u dëgjua duke rënkuar dhe lehur.

Qeni është aktualisht në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Bristol, ku ende po kalon rehabilitimin.

Daily Mail raporton se Ponsford mohoi që ai të lëndonte fizikisht qenin e tij, por pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme.