Kërcënohet me vdekje Vuçiç: ‘Ju vëzhgoj 24 orë në ditë, presim vetëm momentin për t'iu hequr qafe’

Pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, mbrëmë arrestuan M.P. (30) nga Paraçini, për shkak të një dyshimi të bazuar se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi BIA.

Nga profili në Facebook i personit që prezantohet si Milos Bpm Petrovic shkruhet se duhet të vritet Presidenti i Republikës së Serbisë, Vuçiç.

Ai në publikim deklaroi se vazhdimisht po shikonte Vuçiçin nëpërmes të nishanit të snajperit. Mbi fotografinë të cilën e postoi, shihet Vuçiçi, presidenti malazes Milo Gjukanoviq dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën. Unë të vëzhgoj 24 orë çdo ditë .”

“Vuçiç, unë vetëm të shikoj, e ti nuk di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes të nishanit optik”, ka porositur më tutje në publikimin kërcënues.

Siç pretendon BIA, i dyshuari është ndaluar dhe me konsultim me prokurorin kujdestar, do t’i caktohet ndalimi për 48 orë.