'Sot na thonë edhe 50 euro për një ton mbetje': Biznesmeni zbulon pasojat e aferës

“Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë. Aq më tepër sot, kur na thonë se që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë, ne duhet të paguajmë 50 euro për ton! 50 euro atje në hyrje, plus transporti. Këto janë në kurriz të punës, nuk është se hajde se paska njeri dhe paguan. Problem është në rritje të kostove fiktive, atyre parave që harxhohen për kot se në fund, të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, janë në kurriz të shqiptarëve.”

Me këtë shqetësim të shtuar të ditës që po përjeton biznesi në Shqipëri, është shprehur sot biznesmeni Bardhyl Baltëza nga Durrësi, i cili ka një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri më shumë se 160 punonjës.

Z. Baltëza, që u vizitua sot nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zbuloi nga terreni, pikërisht atë plagë që afera e inceneratorëve në Shqipëri ka shkaktuar, afera që po denoncohet fuqishëm nga Partia Demokratike prej muajsh.

 “Të paguash 12 lekë kilovatin e energjisë elektrike, ju merreni me mend kur të tjerët e paguajnë 5 cent, - tha Baltëza. -  I gjithë rajoni e paguan 5 cent, bile për disa rajone disa vende kanë dhe subvencionime.  Na vjen keq për një gjë se duke na mbajtur në këtë gjendje nuk rrisim dot rrogat e punëtorëve, ky është problem kryesor në Shqipëri, domethënë nuk është vetëm problemi i imi kryesor. 

Kostot e shpenzimeve rriten çdo ditë, çdo ditë aq më tepër sot na thonë tani që ne mbetjet, ne pak mbetje kemi, nuk kemi ndonjë kush e di se ca, po që të çojmë një kamion në landfill në Tiranë ne duhet të paguajmë 50 euro për ton transportin, edhe 50 euro atje në hyrje plus transportin, këto janë në kurriz të punës këtu. 

Ore nuk është problem që, hajde se paska njëri me pagu!  Problem është i rritjes së kostove fiktive atyre parave që harxhohen për kot se në fund, në fund të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve të shtetit shqiptar edhe duhet të mundohemi t’i shpenzojmë në mënyrë të tillë që të jetë më efektivitet jo kot!
Rrit për hiç gjë, kot! 

Le të shpresojmë që do ndërrojë kjo filozofi e keqe që ekziston në Shqipëri, se nuk jam vetëm unë, ka njerëz të tjerë që punojnë jashtëzakonisht shumë dhe vështirë, por fatkeqësisht kemi dhe një të shkuar të keqe, dhe kjo është e ardhmja, kjo është puna, kjo është jeta!” - u shpreh Baltëza.

“Jo, kot nuk rriten ato, - tha Basha. – Ndryshimi është midis një ekonomie të hapur ku konkrenca e ndershme prodhon vlerë të shtuar dhe një sistemi të mbyllur ku nuk ka konkurencë dhe gjithçka ndërtohet për përfitimin e pak vetave.

Në këto që përmende, nëse ti ke çmimin e naftës dhe çmimin e energjisë më të lartin në rajon, çfarëdo që të bësh, malli yt nuk konkuron dot denjësisht me mallin e prodhuesve të vendeve të tjera. Ndaj prioriteti numër një është që çmimet tona të karburantin e energjisë të jenë të paktën në nivelet e rajonit. 

Kur më flet për landfillin, që është pjesë e një afere shumë të madhe që ne e kemi denoncuar. Po të marrim këtë pjesë, tarifat që ju duhet të paguani dhe tarifat që duhet të paguajnë qytetarët e Durrësit, për të çuar plehrat në landfillin e Tiranës, që është një tjetër aferë e madhe, problem është se ata janë një grusht njerëzish që po marrin tani edhe paratë e taksapaguesve të Durrësit…”

Biznesmeni: Po po, u mësuan tani!

Basha: Jo, jo! Nuk mund ta pranojmë këtë situatë!

Biznesmeni: Në Shqipëri, ligji për ndarjen e mbetjeve urbane në burim është që në 1995. Me një fond të komunitetit europian. Një bashki nuk e zbatoi! Një bashki!

Ne i mbledhim, na i bien hallexhinjtë letrat…pra, nuk është sot kjo punë. Ne kemi nevojë të ndërtojmë një ekonomi për ta vënë në baza serioze. Ne kemi nevojë për të rregulluar shumë gjëra!”