‘Vajza më interesante në Hollywood’/ Zendaya në kopertinën e ‘Elle’ me atlete

Zendaya është vetëm 24 vjeç, por ka bërë histori në Emmy Awards duke u bërë fituesja më e re në moshë që vlerësohet për rolin e saj si aktore kryesore në një serial dramatik, ”Euphoria”.

Aktorja do të jetë ylli i kopertinës së revistës së njohur “Elle” për dhjetor / janar 2021. “Elle” e quan aktoren “Vajza më interesante në Hollywood”.

Në fotot e publikuara nga revista, Zendaya shihet e veshur me fustanet madhështore, por të kombinuara me atlete.   Zendaya edhe këtë herë, i qëndroi besnike stilit të saj të përditshëm.