George Clooney dha 1 milion dollarë për secilin nga 14 miqtë e tij më të ngushtë

Një yll me një zemër prej ari. 

George Clooney u dha 14 miqve të tij më të ngushtë nga një milion dollarë secili. 

Një shembull i bujarisë që daton që nga viti 2013 dhe që aktori e motivoi duke deklaruar: "Ata më ndihmuan kur unë kisha nevojë".

Lajmi për dhuratën ka qarkulluar për disa kohë, por konfirmimi zyrtar vjen vetëm tani falë një interviste me GQ , revista që e  kurorëzoi si ikonën e vitit 2020, Clooney.

"Të gjithë këta njerëz, gjatë 35 viteve, më kanë ndihmuar. Kam fjetur në kolltukët e tyre kur nuk kisha ku të flija. Ata më huazuan para kur kisha nevojë. Pa ata nuk do t'i kisha pasur të gjitha këto ", tha aktori për dhuratën e dorëzuar në 14 valixhe.

Duke shtuar:

“Unë praktikisht mendova: nëse më godet një autobus, secili prej tyre do të ishte në testamentin tim. Atëherë, pse të presim të përplasemi nga një autobus? ”. 

Por aktori nuk ka folur vetëm për dhuratën që ai u bëri miqve të tij të vjetër, por edhe për takimin me gruan e tij të ardhshme: Amal Alamuddin, avokaten me të cilën u martua në Venecia gjatë një fundjave të gjatë në shtator 2014 dhe me  6 Qershor 2017 lindën binjakët e tyre, Ella dhe Alexander Clooney.

Njëri nga dy fëmijët e çiftit ishte protagonist i një ngjarje qesharake të papritur që ndodhi përmes Zoom gjatë intervistës dhënë GQ.

 Aleksandri tre vjeçar ra në mes të bisedës ndërsa Clooney fliste për martesën dhe familjen. 

“Hej! Këtu është Aleksandri - tha aktori dhe regjisori - djali im. Eja këtu për të përshëndetur ”. 

Aleksandri shqiptoi gjithashtu disa fjalë dhe në italisht. 

Clooney në fakt kalon shumë kohë në Itali.

 Ata kanë një vilë në liqenin e Comos.

 Gjatë intervistës, aktori pranoi se ai kurrë nuk kishte menduar për t'u martuar përsëri dhe se martesa e ndryshoi atë. 

"Unë kurrë nuk isha ndjerë në një pozicion - shpjegoi ai - ku jeta e dikujt tjetër është më e rëndësishme se e jotja".