Te Milani ndodhin gjëra të pazakonta në stërvitje

Stefano Pioli është izoluar në shtëpi në pritje për të fituar betejën me koronavirusin, por tekniku kuqezi është pa simptoma dhe vijon të mbetet aktiv në drejtimin e Milanit.

Së fundmi, trajneri ka ndjekur seancën stërvitore nëpërmjet një lidhjeje direkte me qendrën stërvitore të kuqezinjve në Milanello, ndërsa nuk ka munguar as përshëndetja e futbollistëve ndaj tij.

Zlartan Ibrahimovic, Saelemaekers, Kalulu, Theo Hernandez dhe Leo Duarte janë drejtuar nga droni që po i servirte pamjet live trajnerit Pioli dhe kanë përshëndetur këtë të fundit, ndërsa momenti është fiksuar nga fotografi i klubit.

Përveç Piolit, i infektuar është edhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli, ndërsa në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit, pritet që trajner i parë në pankinë të jetë ish-mbrojtësi i kuqezinjve, Daniele Bonera.