Reperi Gashi nuk di të ndalet, tashmë pjesë e botës së modës

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka vërtetuar se nuk di të ndalet kur bëhet fjala për sukses.

Gashi publikoi pak javë më parë albumin “1984”, ndërsa kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë dhe me studion muzikore RCA Records.

Por, duket se Gashi nuk është mjaftuar me kaq, pasi së fundmi është bërë pjesë e botës së modës.

Ai është zgjedhur si model i një marke veshjesh.

Ishte vetë Gashi ai që bëri publik lajmin, përmes një postimi në Instagram, ku shkruan se 'ka ardhur koha për të ndryshuar të ardhmen'.

 “Për ata që nuk e dinë unë sapo firmosa me @communityneyork si model dhe do bëj gjëra të bukura për të gjithë çunat. Është koha për të ndryshuar të ardhmen”, shkruan reperi.